Janë dy nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku dhe jo vetëm për këngët që paraqesin për fansat, por gjithashtu pëlqehen se janë edhe dy djem shumë simpatikë.
E kemi fjalën për Skerdin dhe Yong Zerkën, të cilët, na kanë habitur paksa me veprimet që kanë bërë në llogaritë e tyre në Instagram.
Të dy djemtë kanë fshirë të gjitha fotot nga Instagram, duke lënë vetëm disa te tilla që promovojnë prurjet e reja, që kanë në plan për këtë verë të nxehtë.
Por cila të jetë arsyeja e këtij veprimi? Të jetë një veprim i menduar për një marketing të mirë apo të jetë diçka tjetër që ndoshta djemtë e kanë sekret? Gjykojeni ju si të doni.../intv.al/