Dy përfaqësueset e shqiptarëve, Shqipëria dhe Kosovës, sonte nisin kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botërorë, Rusia 2018.
Të dy këto ndeshje fillojnë në orar të njëjtë, 20:45.
Por në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, keni mundësinë që këto dy ndeshje t’i shikoni në të njëjtën kohë, pasi për këtë është përkujdesur ‘Prishtina Football Fest’, që ka vendosur dy projektor, shkruan Lajmi.net.