INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Dy mendjelehta, pa integritet''/, Roza Lati i kthehet KEQ gazetarit që kritikoi veprimin e saj dhe Baby G: Do të të...[FOTO]

''Dy mendjelehta, pa integritet''/, Roza Lati i kthehet KEQ gazetarit që kritikoi veprimin e saj dhe Baby G: Do të të...[FOTO]

Publikuar më: 13:49 12-04-2019

Roza Lati kishte të ftuar këngëtaren Baby G në emisionin e saj të fundit dhe gjatë intervistës moderatorja“sfidoi” artisten që të “dridhte një cigare”, veprim që ajo e bën dhe në videoklipin e saj të fundit.

Këtë moment Roza ka shpërndarë në Instagramin e saj, ku pasi të dyja e bëjnë nga një cigare me sukses, kërcejnë me një këngë të Snoop Dogg. Sigurisht që nuk munguan komentet negative, por Roza nuk qëndroi duarkryq.

Por ky veprim ka shqetësuar edhe gazetarin dhe analistin Ilir Yzeiri i cili i ka dedikuar një artikull ku rëndiste arsyet që dredhja e një cigareje në emision jep mesazhe të gabuara për fëmijët, që i nxisin ata në vepra penale. Ai shton se është shkelur ligji sepse ata po dridhnin në emision një cigare marijuhanë.

"Nuk kam ndërmend të shpjegoj për këtë dy vajza mendjelehta dhe pa integritet se çfarë është kultura dhe edukimi dhe se si përmes artit dhe kulturës njerëzit më së shumti argëtohen, por edhe edukohen me ndjenja të thella. Nuk është ky qëllimi i këtij reagimi. E kam fjalën tjetërkund.

Cilido transmetues publik qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t'u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizioni apo cilado media tjetër askush nuk mund ta përdorë për të kryer veprapenale", shkruan ndër të tjera Yzeiri.

MET.jpg

 

Pas këtij artikulli, Roza ka reaguar me një postim në Instagram ku tregon se nuk po dridhnin njëcigare të vërtet mariuane. Në fund moderatorja paralajmëron analistin se bashkë do shihen në gjyq.

“Zoti Beqja lexova materialin nga ana juaj, qe perpos titullit qe mund te keni, flisni me tendence per mua Roza Latin dhe te ftuaren time. Mendoj se gjeja e pare qe duhet te besh eshte te futesh dhe te shohesh emisionin nga fillimi deri ne fund dhe te bindesh qe si nga ana vizuale, ashtu dhe nga biseda jone, jemi prononcuar qe dredhim nje cigare me duhan, tabako. Kjo eshte minimialja qe duhej te beje per te mos arritur ne konkluzione te gabuara.

Gjithsesi faleminderit per vemendjen. Sa per marijuanen, eshte nje teme qe eshte diskutuar e ster diskutuar, qe nga studiot e ndryshme televizive shqiptare, qe nga lajmet e ekraneve, qe nga sallat e parlamentit, e deri ne cdo tavoline shqiptare. Me lejo te te them zoteri qe nuk jemi aq te krisur sa te rrezikojme e te dredhim marijuana ne studio, sepse kete gje ja kemi lene videoklipeve qe dalin perdite. Ne bejme SHOË. Ecim me stilin e te ftuares, dhe shpjegojme cdo gje ne menyre transparente duke lene fantazine e njerezve te vihet ne pune ashtu sic e bete edhe ju.

Sidoqofte, per kete balte qe hodhe mbi figuren time, bashke do shihemi ne gjyq. Me pika ashtu sic i keni rreshtuar ju. Paralelisht po me shkruajne shume femra dhe cfare i keni bere ju cdo vajze e gruaje qe punonte te zeri rinise pas vitetve 90’ me ty kryeredaktor…. kush femer e njeh kete zotin Beqja ne fazen qe ka qene kryeredakor te me lere nje koment… sepse s’dua ti besoj keto qe me vijne ne inbox.”- shkruan Roza.

Zoti Yzeiri apo sic me del ne portale, Beqja, lexova materialin nga ana juaj, qe perpos titullit qe mund te keni, flisni me tendence per mua Roza Latin dhe te ftuaren time. Mendoj se gjeja e pare qe duhet te besh eshte te futesh dhe te shohesh emisionin nga fillimi deri ne fund dhe te bindesh qe si nga ana vizuale, ashtu dhe nga biseda jone, jemi prononcuar qe dredhim nje cigare me duhan, tabako. Kjo eshte minimialja qe duhej te beje per te mos arritur ne konkluzione te gabuara. Gjithsesi faleminderit per vemendjen. Sa per marijuanen, eshte nje teme qe eshte diskutuar e ster diskutuar, qe nga studiot e ndryshme televizive shqiptare, qe nga lajmet e ekraneve, qe nga sallat e parlamentit, e deri ne cdo tavoline shqiptare. Me lejo te te them zoteri qe nuk jemi aq te krisur sa te rrezikojme e te dredhim marijuana ne studio, sepse kete gje ja kemi lene videoklipeve qe dalin perdite. Ne bejme SHOW. Ecim me stilin e te ftuares, dhe shpjegojme cdo gje ne menyre transparente duke lene fantazine e njerezve te vihet ne pune ashtu sic e bete edhe ju. Sidoqofte, per kete balte qe hodhe mbi figuren time, bashke do shihemi ne gjyq. Me pika ashtu sic i keni rreshtuar ju. Paralelisht po me shkruajne shume femra dhe cfare i keni bere ju cdo vajze e gruaje qe punonte te zeri rinise pas vitetve 90’ me ty kryeredaktor.... kush femer e njeh kete zotin Yzeiri ne fazen qe ka qene kryeredakor te me lere nje koment... sepse s’dua ti besoj keto qe me vijne ne inbox.

A post shared by Roza Lati (@roza_lati) on

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371