INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy motrat mashtrojnë të afërmit duke u premtuar investime. 1.1 milion euro përfundojnë në lojërat e fatit

Dy motrat mashtrojnë të afërmit duke u premtuar investime. 1.1 milion euro përfundojnë në lojërat e fatit

Publikuar më: 11:31 28-06-2018

Skemën e mashtrimit e kishin ngritur me njerëzit që kishin lidhje familjare. Kështu dy motrat nga Brianza, 55 dhe 59 vjeç, të varura nga lojërat e fatit, mashtruan ndërmjet viteve 2013 dhe 2016 të afërm dhe shokë duke u marr një milion e njëqind mijë euro. Ato mashtruan mbi 40 persona që nënshkruan kontratat e rreme, duke u kaluar motrave në duar para të thata, të cilat do të shtoheshin duke u përdorur për investime të dobishme të rezervuara për punonjësit e postës, ku 59-vjeçarja punonte. Por paratë përfunduan në lojërat e fatit.
Mashtrimi
Të dyja motrat u arrestuan nga Guardia di Finanza e cila ekzekutoi urdhër-arrestet. Njëra po mbahet në burg dhe tjetra në arrest shtëpie për mashtrim të rëndë me urdhër të lëshuar nga gjyqtari i Gjykatës së Monzas. Të dyja janë akuzuar se kanë mashtruar rreth 40 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit, duke i bindur ata për të bërë pagesat në të gatshme në mijëra euro, e duke u premtuar atyre fitime të mëdha në investimeve fitimprurëse që në të vërtetë nuk egzistonin . Me këtë manovër, të dy motrat kishin grumbulluar mbi një milion euro. Veprimtaria e tyre kriminale u zbulua falë denoncimit të fqinjëve që ishinm viktima të mashtrimit. Hetimet gjithashtu kanë sqaruar rolin e motrës së ish-punonjëses së Postës. Skema e mashtrimit të dy grave funksiononte kështu: njëra në rolin e drejtores , tjetra si bashkëpunëtore mbante gjithmonë qëndrim të njëjtë me të. Përdorimi i lidhjeve farefisnore, viteve të miqësisë dhe besimit të konsumatorëve të vjetër të Postës italiane, bën që 59-vjeçare, nga 2013 deri në 2016, të bindte më shumë se 40 persona që të nënshkruanin kontrata të rreme, të cilët paguan para, çeqe dhe transferta bankare në llogaritë e gruas ose motrës, së saj në shifrën totale prej rreth një milion e njëqind mijë euro, të cilat ajo më pas çoi në lojërat e fatit. Për ata të cilët bënin pyetje në lidhje me vonesat në pagesën e përqindjeve të premtuara, 59-vjeçarja u përgjigjej duke u dhënë në dorë interesat me të hollat e marra nga personat e tjerë.
Hetimi ndaj dy motrave nisi në tetor 2016, pas ankesës së fqinjëve të moshuar të 59-vjeçares, e cila në janar të viti 2017 u largua nga puna për postën italiane. Sipas raporteve nga çifti në pension, në vitin 2014, gruaja u propozoi atyre të nënshkruajnë investimet e famshme fitimprurëse duke i bindur ata që të paguajnë për këtë rreth 165 mijë euro. Me kalimin e kohës, djali i çiftit të moshuar i cili ishte vënë në djeni për transaksionet financiare të kryera nga prindërit, të cilët kishin lidhur kontratën me punonjsen e postës, nisi të dyshojë dhe shkoi në zyrën postare për të kërkuar llogari, dhe kështu u zbulua mashtrimi. Pas nisjes së hetimit, në disa muaj, u zbuluan edhe gjithë viktimat e tjera, që kishin rënë pre e mashtrimit.

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867