INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy norvegjezët pastronin euro në Shqipëri, ja cila ishte skema e mashtrimit

Dy norvegjezët pastronin euro në Shqipëri, ja cila ishte skema e mashtrimit

Publikuar më: 15:10 07-05-2018

Dy norvegjezë zgjodhën Shqipërinë për të pastruar mbi 600 mijë euro. Është pikërisht Prokuroria e Tiranës e cila ka zbuluar një skemë mashtrimi të kryer nga norvegjezët që tashmë janë larguar nga vendi ynë

Ove Johanson dhe Joo Borgen Nilsen, janë dy shtetasit norvegjezë, të cilët tentuan që nëpërmjet hapjes së firmave fantazëm në vendin tonë dhe shitblerjes së aksioneve, të justifikonin qindra mijëra euro që i kanë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Nga hetimet e kryera bën me dije Prokuroria, ka rezultuar se shoqëria “Norëegian Golf Devlopment AS”, e regjistruar në Novergji, ka shitur aksionet e saj në vendin tonë për një vlerë prej 2850 euro.

Blerësi kryesor i këtyre aksioneve me 90 për qind është Ove Johanson. Dy muaj pas kësaj kontrate, Johanson i shet të bashkëpandehurit të tij Joo Borgen Nilsen 40 për qind të aksioneve të firmës për një vlerë prej 600 mijë euro.

Pra një çmim 500 herë më i madh se vlera e blerjes në një kohë që në shoqëri nuk ishte bërë asnjë investim. Nga ana tjetër norvegjezi Nilsen, regjistroi në vendin tonë shoqerinë me emrin “Asia Capital Group” me objekt veprimatarie, ndërtime, projektime dhe zbatime të projekteve inxhinierike.

Me anë të këtyre kamuflimeve norvegjezët sollën në vend disa llogari bankare nga Filipinet, vlera e të cilave është 600 mijë euro.

Ove Johanson rezulton i dënuar në Kosovë për një mashtrim me 300 mijë euro. Ndërsa Joo Borgen Nilsen rezulton pjesë e skemave piramidale në Norvegji e njohur si Unaico.

Article Logic
Execution time: 0.004166841506958