Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitjeje. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa autorët e grabitjes ende nuk janë identifikuar. Shuma e grabitur është një sasi e vogël.
Banka e nivelit të dytë që është grabitur ndodhet në lagjen Nr.5 të Kavajës, afër Tregut Bujqësor. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin e grabitjes dhe makinën me të cilën dy persona largohen me shpejtësi.
Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, dy prej të cilëve janë të dyshuarit kryesorë të kësaj grabitje. Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, si dhe administrimin e çdo prove të vlefshme që do t'i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.