INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy persona të maskuar grabisin paratë e një firme private të Tiranë

Dy persona të maskuar grabisin paratë e një firme private të Tiranë

Publikuar më: 09:25 04-05-2017

Dy persona të maskuar kanë grabitur një firmë private në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Sipas të dhënave të Policisë së Tiranës, dy personat të cilët ende nuk janë identifikuar kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, 10 milion lekë të vjetra, si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.
Sipas uniformave blu, grabitja u shënua më datë 04.05.2017, rreth orës 05:45, ndërsa dy hajdutët e maskuar kanë hyrë nga pjesa e pasme e saj duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë.
Njoftimi i Policisë:
“Kanë hapur kasafortën dhe në brendësi të cilës kanë marrë rreth 1.000.000 Lekë, (10 milion lekë të vjetra),  si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë” informon policia e Tiranës. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale”.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328