INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy personazhe ndër më të çuditshmit e Hollywood-it në gjyq. Ja çfarë ka ndodhur... [FOTO]

Dy personazhe ndër më të çuditshmit e Hollywood-it në gjyq. Ja çfarë ka ndodhur... [FOTO]

Publikuar më: 12:18 08-12-2016

Ajo u bë e njohur si Catwoman për plagët që i shkaktoi të dashurit në fytyrë.

Janë shfaqur fotot e para të Lloyd Klein që u sulmua në fytyrë me “kthetra maceje” nga e dashura e tij, personazhi i jetës sociale, Jocelyn Wildenstein. Mësohet se 71 vjeçarja ka bërë një festë horrori të vërtetë mbi të dashurin e saj, bosin e butikut, të cilin jo vetëm e gërvishti në fytyrë me thonj, por edhe e preu dy herë me një palë gërshërë në gjoks. 49 vjeçari Klein mësohet se është detyruar të mbyllë Jocelyn në një dollap për të parandaluar sulme të tjera përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje. Bëhet me dije se Wildenstein është nxehur me Klein gjatë kohës që ai qëndrohte në laptopin e tij, ndërsa sulmi shënon fundin e marrëdhënies së tyre 13 vjeçare. Wildenstein është bërë e famshme për kirurgjitë e shumta plastike dhe për shkak se ka fituar shumën më të madhe në një ujdi divorci, 2.5 bilionë dollarë dhe 100 milionë shtesë çdo vit pas ndarjes nga bashkëshorti i saj prej 21 vitesh, Alec Wildenstein.

lloyd1.jpg

lloyd2.jpg

lloyd3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211