INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy piktura të Van Gogh të vjedhura në Amsterdam në duart e Kamorras [FOTO]

Dy piktura të Van Gogh të vjedhura në Amsterdam në duart e Kamorras [FOTO]

Publikuar më: 13:46 30-09-2016

Policia gjyqësore e qytetit të Napolit ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e sekuestrimit të të mirave materiale me vlerë disa miliona euro ndaj një organizate kriminale të mafies Kamorra me aktivitet në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Gjatë operacionit, janë gjetur dhe dy piktura me vlerë të paçmueshme të Van Gogh, të vjedhura kohë më parë nga një muze me famë botërore. Hetimet e këtij operacioni janë kryer nga Drejtoria antimafia e Napolit.

Dy pikturat e famshme janë vjedhur më 7 dhjetor të vitit 2002 në Muzeun e Amsterdamit së bashku me piktura të tjera. Megjithëse disa anëtarë të bandës u arrestuan rreth 1 vit më vonë, mallrat e vjedhura në muze nuk u gjetën.

Dy pikturat e Van Gogh u gjetën nga Guardia di Finanza në një klub nate në Castellammare di Stabia (Napoli).

Dy pikturat e gjetura të Van Gogh janë:

“Kongregacioni lë kishën e reformuar të Noenen” e vitit 1885 e “Plazhi  i Scheveningen para stuhisë” pikturuar më vitin 1882.

Hetimet e këtij operacioni janë kryer nga Drejtoria antimafia e Napolit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553