INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy pilotët që humbën jetën, shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Dy pilotët që humbën jetën, shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Publikuar më: 20:56 06-04-2016

Zëvendësministri i Mbrojtses, Petro Koçi bën me dije se kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha, u shpallën këtë mbrëmje Dëshmorë të Atdheut. Ai shprehet se vendimi u mor nga Komisioni përkatës shtetëror me kryetar, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Dy pilotët humbën jetën këtë të mërkurë pasi helikopteri I Forcave të Armatosura me të cilin ata po fluturonin për një stërvitje të programuar për operacionet e kërkim shpëtimit, u rrëzua në rrethana ende të paqarta në Liqenin e Shkodrës.

Dy ushtarakët që pilotonin helikopterin humbën jetën, ndërsa ushtari profesionist Gerald Baramuça shpëtoi, ku tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Homazhet në nderim të dy pilotëve të Forcës Ajrore, do të mbahen ditën e enjte nga ora 12:00-14:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Ceremonia e përcjelljes së dy ushtarakëve për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 14:30 në Varrezat e Dëshmorëve.

Article Logic
Execution time: 0.002349853515625