INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy presidentët e Shqipërisë dhe Polonisë, mbështetje për kandidaturat në Këshillin e Sigurimit

Dy presidentët e Shqipërisë dhe Polonisë, mbështetje për kandidaturat në Këshillin e Sigurimit

Publikuar më: 09:15 26-09-2018

Gjatë punimeve të Asamblesë së OKB Presidenti Ilir Meta u takua me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda. Dy krerët shprehën mbështetje reciproke për kandidaturat e të dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB, ndërsa vlerësuan edhe marrëdhëniet dy palëshe. Meta dhe Duda thanë se marrëdhëniet Shqipëri-Poloni do të forcohen e intensifikohen në të ardhmen. Presidenti Meta ftoi homologun e Polonisë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
‘'Vlerësoj rritjen e interesit e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit. Kënaqësi të konstatoj rritjen gjithnjë në rritje të turistëve polakë në Shqipëri. Vizita e Presidentit të Polonisë në Shqipëri do forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendev’’ tha Meta.
Nga ana e tij presidenti i Polonisë, pranoi ftesën e Presidentit Ilir Meta për të vizituar Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0027520656585693