INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shqiptarë kapen me 22 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Dy shqiptarë kapen me 22 kg kokainë dhe 60 mijë euro

Publikuar më: 17:48 30-08-2016

Gjatë një operacioni të policisë italiane në proovincën e Breshias, janë arrestuar dy shqiptarë të cilëve iu gjet 22 kg kokainë dhe 60 mijë euro.

Mediat italiane raportojnë se vlera e drogës shkonte rreth 2 milionë eurosh.

Gjithçka nisi kur një agjent policie ndaloi një nga shqiptarët të identifikuar me inicialet BF, 26 vjeç, i cili drejtonte një automjet tip “Fiat 500”.

Ai kishte me vete 6 kg kokainë. Pas arrestimit të tij, Policia ushtroi kontroll edhe në banesën ku ai jetonte, ku gjeti edhe 16 kg kokainë të fshehur në lavatriçe.

Më pas u arrestua edhe shoku i tij me inicialet A.A. 25 vjeç, në banesën e të cilit u gjetën dhe eurot.

Article Logic
Execution time: 0.0048859119415283