Neymar Junior është njeriu që përtej futbollit komentohet shumë për pjesën jashtë saj. “Ylli” i PSG-së, i cili së fundmi është rikthyer nga ndeshjet me kombëtaren e Brazili-t i ka lënë të gjithë me gojë të hapur, me tatuazhin e fundit që ka bërë.
Ai ka vendosur që mbi shpinën e tij të jenë dy superheronjtë e preferuar të fëmijëve në të gjithë botën, Njeriun-Merimangë (Spider-Man) dhe Batmanin.
Thieres Paim, njeriu i besuar që bën tatuazhet e Neymarit, ka publikuar në Instagram fotot që tregojnë momentet e bërjes së tatuazheve, ndërkohë që sulmuesi i PSG luante poker me miqtë e tij.