INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy të akuzuar pranojnë se do të sulmonin skuadrën e Izraelit

Dy të akuzuar pranojnë se do të sulmonin skuadrën e Izraelit

Publikuar më: 18:48 20-12-2017

Dy kosovarë pranuan para gjykatës akuzën se kanë planifikuar të kryejnë sulme terroriste në ndeshjen e futbollit, Shqipëri-Izrael. Gjykata Themelore në Prishtinë, ka ngritur ndaj tyre akuza për terrorizëm. Të mërkurën para trupit gjykues fajësinë e kanë pranuar Kenan Plakaj dhe Besart Peci, por më herët edhe Arton Ahmeti ka pranuar akuzën. Policia e Kosovës arrestoi 19 vetë në nëntor 2016, me dyshimin se ata kishin lidhje me grupin militant të Shtetit Islamik dhe po planifikonin sulme në Kosovë dhe në Shqipëri. Nëntë prej tyre u akuzuan. Prokurori deklaroi se ata ishin në kontakt me Lavdrim Muhaxheri, i vetë deklaruar si "komandant i shqiptarëve në Siri dhe Irak", i cili urdhëroi ata të sulmonin.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111