INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy të rinj arrestohen në flagrancë me armë zjarri, njëri prej tyre ka shkelur urdhrin…

Dy të rinj arrestohen në flagrancë me armë zjarri, njëri prej tyre ka shkelur urdhrin…

Publikuar më: 09:59 02-05-2019

Një person i dënuar me arrest shtëpie ka shkelur urdhrin e gjykatës. 24-vjeçari ka qarkulluar me makinë nëpër rrugët e Rrëshenit së bashku me një mikun e tij. Në makinë ka patur dhe një armë zjarri. Policia ka mundur ti arrestojë në flagrancë shtetasit:
-E.N., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili udhëtonte me mjetin e tij larg banesës, në aksin rrugor Rrëshen - Milot, edhe pse ndaj tij më vendim datë 10 Prill 2019, Gjykata e Apelit Shkoder kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës".
-N.K.28 vjeç, banues ne Lalm i Ri Lezhë, pasi ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasi E.N. dhe gjatë kontrollit fizik policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri tip pistoletë me pesë fishekë të cilën e mbante pa leje.
Materialet proçeduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0024189949035645