INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vëllezër shqiptarë 'heronj' në Austri. I shpëtuan jetën djaloshit afgan

Dy vëllezër shqiptarë 'heronj' në Austri. I shpëtuan jetën djaloshit afgan

Publikuar më: 10:57 01-12-2018

Dy të rinj shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen e medieve austriake me gjestin e tyre heroik.  Ngjarja dramatike u regjistrua pak ditë  më parë në një pishinë të Aqua Nova në Wr. Neustadt të Austrisë. Dy vëllezërit Ideal Kuburja 20 vjeç dhe Leutrim Kuburja me orgjinë nga Gjakova shpëtuan një 23-vjeçar që po rrezikonte të mbytej.

media_1.png

I riu afganu fut në pishinën sportive dhe u rrezikua për t`u mbytur. “Papritmas vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa umednuar aspak. Edhe unë notova deri te ai dhe pastaj e tërhoqëm së bashku me vëllanë nga uji”, thotë 20-vjeçari, Ideal Kuburja, i cili aktualisht është duke bërë shërbimin civil për infermieri në  Ebreichsdorf. “I riu ishte fundosur, kështu që menjëherë e nxorëm nga uji. Një infermiere që ndodhej aty rastësisht u erdhi në ndihmë dhe ata u përkujdesën deri në ardhjen e ambulanës. Afgani është shtruar në një spital në Wr. Neustadt.

djemte_shq.png

Article Logic
Execution time: 0.0046248435974121