Don Xhoni është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm në vend dhe kjo në një kohë të shkurtër. Vetëm së fundmi janë bërë dy vite që nga koha kur ai u bë pjesë e industrisë muzikore.
Reperi ka bërë një status të gjatë në Instagram, ku është shprehur se asnjë artist shqiptar nuk ka arritur nga zero në pikën ku është ai për vetëm 24 muaj.
“Nuk kam nevojë të më vlerësojë një individ ose një media, puna duket, të gjithë e dinë çfarë është bërë për dy vite, e dinë që nuk ka artist shqiptar që ka arritur prej 0 deri këtu ku jam për këtë periudhë 24 mujore. Është fakt! Por pa marrë parasysh pozicionin dhe suksesin tim momental, unë prapë nuk jam i ngopur në punë, e di që do të shkojmë në nivele të tjera akoma”, ka shkruar Don Xhoni mes të tjerash.