Eneda Tarifa dy vite më parë i dha fund marrëdhënies së saj me partnerin prej 18 vitesh, Erjon Zaloshnja.
Mirëpo, dyshja gjatë kësaj periudhe u bënë prindër të një vogëlusheje e quajtur Aria, e cila së fundmi ka festuar ditën e saj të parë të shkollës.
Në këtë ditë të rëndësishme sigurisht nuk mund të mungonin dy prindërit e saj.
Madje, ata i shoqëronte edhe kunata e Enedës, Ilda, e cila ka pozuar me Arian dhe çiftin, siç mund ta shihni në fotot e publikuara nga “bordo.al”.