INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vite 'ShënTereza e Kalkutës'. 4 shtatori, dita kur politika shqiptare u bë bashkë në Vatikan

Dy vite 'ShënTereza e Kalkutës'. 4 shtatori, dita kur politika shqiptare u bë bashkë në Vatikan

Publikuar më: 11:40 04-09-2018

Dy vite më parë, Papa Françesku, e shpalli Nënë Terezën “ShënTereza e Kalkutës”. Në ceremoninë madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, morën pjesë mijëra pelegrinë, që mbushën sheshin qendror të kësaj selie. Mesha u drejtua nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, i cili tha se Nënë Tereza ishte një grua bujare, e cila ndihmoi të braktisurit dhe të pamundurit.
Por 4 shtatori, ishte dita kur politika shqiptare u bë bashkë në Vatikan, për të ndjekur ceremonë e shenjtërimit të shqiptares që përhapi shpresën dhe paqen në botë.
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Ilir Meta, kryetar Kuvendi asokohe, dhe presidenti në atë kohë Nishani, ishin disa nga politikanët shqiptarë, të cilët morën pjesë në ceremoni.
Në vitin 1979, Nënë Tereza, mori çmimi ‘Nobel për Paqe’, ku gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin kur mori çmimin Nobel, Nënë Tereza mësohet se ka thënë: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566