Një ndër zërat më të bukur të muzikës shqiptare, këngëtari Ergi Dini, humbi jetën në një aksident tragjik me nëntor, më 21 nëntor të 2016-ës. Motra e tij Barbana Dini, e ka vuajtur shumë ndarjen nga jeta të Ergit dhe ditën e sotme ka përkujtuar vëllain e saj me disa fjalë prekëse. Me anë të një fotoje të shkrepur buzë vendit ku prehet i riu ka shkruajtur:'2 vite pa ty engjëlli im. 2 vite të mbushura me boshllëk! Qofsh afër me Zotin'.