INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vrasje të rënda në Tiranë e Durrës!

Dy vrasje të rënda në Tiranë e Durrës!

Publikuar më: 09:49 18-03-2016

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur që në orët e para të mëngjesit në dy qytetet më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës. E para ka ndodhur në Kashar, ku pas një konflikti të vjetër hasmërie ka mbetur i vrarë Skënder Sulku. Sherri mes familja Xhaferri dhe Sulku ka nisur që prej majit të 2015, dhe dy familjet banonin pranë njëra tjetrës. Djali i personit që mbeti i vrarë, Skënderit kishte vrarë vëllanë e autorit të krimit, Bujar Xhaferrit. Në 2015 djali i Skënderit, Altin Sulku, vrau ish-vjehrrin e tij, Lutfi Xhaferrin dhe plagosi ish-vjehrrën, Naime Xhaferri.

Bujari pasi kreu vrasjen nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, por ka pritur policinë.

Ja historia e vitit 2015:

Altin Sulku u ka dalë para bashkëshortëve Xhaferri, ish-vjehrrëve të tyre dhe u ka thënë që ata kanë qëlluar me armë tek shtëpia e tij. Pavarësisht se kjo akuzë asokohe është hedhur poshtë menjëherë nga Lutfi Xhaferri e ish dhëndri e ka qëlluar me automatik, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Naime Xhaferri tentoi t’i merrte armën, por u godit me plumb në dorë. Më pas autori i dyshuar i krimit u larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arrestuar disa orë më vonë nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Një tjetër person është gjetur i vrarë nga familjarët në oborrin e shtëpisë së tij në Manzë të Durrësit.
Policia raporton se në oborrin e banesës Mirosh Djaloshi, është gjetur i vdekur nga familjarët, i goditur me sende të forta në kokë. Mirosh Djaloshi ishte kryeplak i fshatit. Kjo ngjarje është ende pa autor.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779