Një ditë para sfidës çerekfinale të Champions-it, sulmuesi i Juventusit dërgon një mesazh për Blaugrana dhe patriotin e tij, Lionel Messi. Ai e bën këtë me anë të “Tuttosport”, duke i hedhur dorashkën e duelit “pleshtit”: “Leo është një lojtar, që e admiroj shumë. Sidoqoftë, unë luaj për Juventusin, ai te Barcelona, ndaj dua të fitoj vetë. Para se të futemi në fushë gjithka është e barabartë. Do të bëj mos për ta mposhtur atë. Leo ka fituar shumë Champions, ndërsa për mua shpresoj që kësaj here të jetë e para.”
Sulmuesi i Juventusit ka folur lidhur me zërat e merkatos, që e lidhin Dybala me Barçën: “Të ardhmen nuk e di askush. Ama, di me siguri se këtu te Juventusi janë shumë i lumtur. Njerëzit më duan, ashtu si shokët e ekipit dhe klubi. Po kaloj një moment të madh me bardhezinjtë dhe dua ta gëzojë sa më gjatë atë.”