IN SPORT
Dybala surprizon shqiptarët me një postim në Instagram [VIDEO]

Dybala surprizon shqiptarët me një postim në Instagram [VIDEO]

Publikuar më: 10:14 27-09-2018

Juventus mbrëmjen e djeshme ka marrë fitoren e rradhës në Seria A, këtë radhë kundër Bolognas, me rezultat 2-0. Autori i njërit prej golave ishte "ylli" i skuadrës, Paulo Dybala, i cili në minutën e 11' arriti të shënonte një supergol duke kaluar në avantazh Juven.

Më pas sulmuesi argjentinas e ka postuar golin e tij në "insta story" dhe ajo që bënte shumë përshypje është se komentatori i ndeshjes fliste shqip dhe ishte pikërisht Dritan Shakohoxha.

Kjo ishte me të vërtetë një surprizë e bukur e Dybalas për shqiptarët duke ditur se në Shqipëri ka mijëra tifozë që mbështesin Juventusin.

Dybala befason shqiptarët on Vidnews.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549