INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyfishimi i tarifave për shërbimet dentare, Ministrja e Shëndetësisë KUNDËR 'Urdhrit të Stomatologëve'

Dyfishimi i tarifave për shërbimet dentare, Ministrja e Shëndetësisë KUNDËR 'Urdhrit të Stomatologëve'

Publikuar më: 12:14 24-01-2019

Së fundmi nisur nga Urdhri i Stomatologëve, pas nisjes së vitit të ri, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë.

Kështu nëse një mbushje dhëmbi para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, sot kjo shifër pas Urdhrit të Stomatologëve kushton 4 mijë lekë të reja, ose 60 për qind më shtrenjtë. Pra çmimet te dentisti, nga ky fillim 2019-e, do të rriten nga 60% deri në 100%.

E njëjta gjë vlen edhe për shërbimet e tjera dentare, në çdo klinikë në vend.

Por ky vendim i Urdhrit të Stomatologëve ka hasur në kundërshti të Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo është shprehur kundër vendimit të tarifave dysheme për shërbimet dentare.
Burimet për mediet bëjnë me dije se vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i pa aplikueshëm sepse nuk është tagër i këtij institucioni.

Article Logic
Execution time: 0.0050590038299561