INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dynden klandestinët/ Dyfishohen kalimet e paligjshme nga Shqipëria

Dynden klandestinët/ Dyfishohen kalimet e paligjshme nga Shqipëria

Publikuar më: 09:58 19-07-2019

Rritet ndjeshëm numri i klandestinëve që përdorin kufijtë europianë. Vetëm në muajin qershor, numri i tyre u rrit me 6% krahasuar me muajin maj, duke e tejkaluar 8.000 kalime.

Kjo shifër u bërë publike në raportimin më të fundit të Agjencisë Europiane për Kufijtë tokësore dhe bregdetarë, Frontex.
Shqipëria, vijon të jetë udhë kryesore kalimi emigrantësh dhe rrugët paralele nga vendi ynë drejt Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës janë përballur me rritjen e presionit migrator, të dyfishuar krahasuar me vitin 2018.
Vendet e Ballkani Perëndimor kanë mundur të identifikojnë 500 emigrantët të paligjshëm në pikat kufitare në muaji qershor.
Në total për gjashtë muajt e parë numri shkoi 5.100 ose dyfishi i shifrës krahasuar me një vit më parë. Klandesitinët më të shumtë ishin nga Afganistani dhe Irani.
Gjithësesi Mesdheu Lindor mbetet rruga më e ngarkuar migrimit në Evropë me afro 4.000 persona të identifikuar vetëm në qershor.
Ndërkaq numri i migrantëve të parregullt që përdorën për të kaluar Mesdheun Perëndimor në qershor u rritën me 55% më shumë se në maj.
Totali për periudhën janar-qershor rezultoi në më shumë se 10.300 klandestinë.
Shtetasit e Marokut, Malit dhe Algjerisë llogariten për numrin më të madh të migrantëve të zbuluar në këtë rrugë në 6 muajt e parë të vitit 2019.
Numri i emigrantëve që kalonin përmes Mesdheut qendror në qershor ishte 1 150, afër shifrës në muajin maj.

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566