INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dynden' pronarët në dyert e gjykatave. Rreth 1.500 padi në shkallët e gjyqësorit

'Dynden' pronarët në dyert e gjykatave. Rreth 1.500 padi në shkallët e gjyqësorit

Publikuar më: 12:00 28-08-2018

Çështjet e shumta të pronësisë dhe pamundësia për të gjetur një zgjidhje me kompromis, ka bërë që shumë banorë të drejtohen dyerve të gjykatave. Dy vitet e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të pronarëve që kanë kërkar zgjidhje nga këto organe. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, në fillim të këtij viti, 856 padi kundër saj rezultonin të depozituara në gjykatat administrative si dhe në apel. Këtyre u shtohen 86 ankime në Gjykatat e Apelit të Tiranës dhe në rrethe, bashkë me 86 vendime me shpallje mos-kompetence lëndore. Ndërkohë, 22 çështje janë pushuar dhe 10 çështje të tjera rezultojnë me kthim aktesh.
Volumi i madh i padive ka vijuar edhe gjatë muajve të verës. Rreth 300 padi kanë përfunduar në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që disa dhjetëra, janë paraqitur nëpër gjykatat Administrative. Numri shumë i lartë i padive dhe numri shumë i ulët i zbatimit të vendimeve për kthim-kompensim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ka shqetësuar veçanërisht faktorin ndërkombëtar. Pak kohë më parë Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin kërkoi nga Euralius, adresimin e problemeve ligjore që mbajnë peng çështjen e pronave në vend dhe zgjidhjen e tyre. 

Article Logic
Execution time: 0.0045430660247803