INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyndje emigrantësh në pikat kufitare [VIDEO]

Dyndje emigrantësh në pikat kufitare [VIDEO]

Publikuar më: 15:04 30-07-2018

Fundi i muajit korrik, ka shënuar fluks të lartë të lëvizjes së emigrantëve shqiptarë që vijnë në atdhe për pushime. Në të gjitha pikat kufitare tokësore, detare por dhe ato aeroportuale është vënë re një fluks i shtuar qytetarësh. Kështu Porti i Durrësi po përballet me fluks pasagjerësh dhe mjetesh, që po hyjnë në vendin tonë, ndërsa sipas informacioneve të marra janë konstatuar radhë dhe orë të gjata pritje. Vetëm mëngjesin e kësaj të hëne mësohet se kanë mbërritur në port pesë tragete, me rreth 5 mijë pasagjerë dhe mbi 900 mjete.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur kufirin tokësor për të mbërritur në atdhe. Sipas të dhënave mësohet se radhë pritje janë shënuar në pikën e kalimit kufitar Kapshticë. Në të dyja anët e kufirit qytetarët kanë pritur më shumë se dy orë deri në përpunimin e dokumenteve. Edhe pse pala shqiptarë ka hapur 5 sportele për tju ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve, pala greke po punon vetëm me dy sportele në dalje, çka ka bërë që dhjetëra automjete të mbeten ne pritje. Sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Kapshticë mbi 4800 qytetarë dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë 2800 persona. Por ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, këtë sezon, emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi, nuk janë përballur me radhë të gjata në doganën e Kakavijës. Edhe pse është pika më e madhe hyrëse tokësore me shtetin fqinj, në Kakavije falë masave të mara nuk janë shënuar radhë pritjeje. Gjatë 24 orëve të fundit nga ky stacion kufitar, kanë hyrë mbi 3000 shtetas shqiptarë dhe 1500 turistë, ndërkohë kanë dalë rreth 2500 shtetas. Për të evitaur pritjen në këtë pikë kalimi, policia ju ka sugjeruar emigrantëve që të kalojnë nga Pika Kufitare e Tri Urave. Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se nga kjo e fundit, kanë hyrë rreth 1500 emigrantë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729