INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyndje në spitale, qindra raste në ditë në Infektiv

Dyndje në spitale, qindra raste në ditë në Infektiv

Publikuar më: 08:39 08-08-2017

Temperaturat e larta por jo vetëm kanë rritur numrin e personave me infeksione gastro-intestinale në urgjencën e Shërbimit Infektiv. Çdo ditë, 100 deri në 120 vetë i drejtohen kësaj urgjence me probleme të ndryshme të aparatit tretës.

“Vijnë me shqetësime si diare, të vjella e temperaturë. Është një numër i shtuar që mbingarkon personelin e urgjencës, pasi janë mbi 100 raste që paraqiten çdo ditë”, deklaron profesor doktor Arjan Harxhi.

Nisur nga shifra e lartë, por dhe problematika që shfaqin pacientët, mjekët thonë se shkak kryesor është uji i pijshëm dhe konsumimi i ushqimeve të cilat nuk ruhen mirë higjenikisht.

“Bëhet fjalë për nivel të ulët të higjenës dhe të përpunimit e ruajtjes së ushqimeve. Pra, rrugët janë qoftë përmes ujit kur është i kontaminuar, qoftë përmes ushqimeve që janë paraprakisht të kontaminuara”, thotë Harxhi.

Harxhi u bën apel qytetarëve të bëjnë kudjes me ushqimet e përpunuara, apo ruajtjen e higjenes në ambjentet familjare ku i gatuajnë ato, apo në përzgjedhjen e ambienteve kur konsumojnë ushqim jashtë shtëpisë. Por ai ka dhe një mesazh për autoritetet shëndetësore.

Article Logic
Execution time: 0.0036342144012451