INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshimet! FBI rihap hetimet për “e-mail”-et e Clinton

Dyshimet! FBI rihap hetimet për “e-mail”-et e Clinton

Publikuar më: 19:34 28-10-2016

Pas dyshimeve të shumta FBI ka vendosur që të rihapë çështjen për hetimin e Hillary Clinton në lidhje me skandalin e e-maileve. Hetimet kanë zbuluar të tjera e-maile në serverin privat të Clinton, duke sjellë të tjera prova.

FBI njoftoi se do të rihapë hetimin mbi përdorimin e një serveri privat “e-mail”-i nga Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ka qenë në postin e Sekretares së Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i FBI-së, James Corney.

“FBI-ja ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm. E pranoj se FBI-ja duhej të kishte ndërmarrë hapat e duhur investigativë, të cilat do t’u lejonin hetuesve të rishikonin këto ‘e-mail’-e për të përcaktuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar apo jo, si dhe për të vlerësuar rëndësinë e hetimit tonë”, shkruan Comey.

Kjo deklaratë e shefit të FBI-së vjen në një moment mjaft delikat, ku gara për zgjedhjet presidenciale ka hyrë në fazën më të nxehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0027799606323242