Ai sapo ka nënshkruar me Universal Music duke i siguruar vetes suksesin edhe për vitet në vazhdim.
Përveç urimit të fansave, ka ardhur edhe urimi i veçantë nga Enca i cili pasi “deshifrohet” shton dyshimet për një lidhje mes saj dhe reperit. “Urime bae (baby) , skuadra binjake, shumë e entiziasmuar”, shkruan këngëtarja si për të rindezur edhe njëherë thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Noizy madje ka postuar edhe foto nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe nuk mund ta linte atë pa e shoqëruar me një status thumbues: “ Botë bëhu gati. I sapo firmosur nga kompania më e madhe në botë, Universal Music. Jam shumë krenar për këtë gjë. Dua dhe do të punoj shumë e më shumë për të bërë familjen, grupin, fansat dhe shtetin tim krenar për këtë, Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Nuk mund të harrojmë as inatçinjtë”, përfundon reperi duke iu dhënë edhe mesazhin thumbues atyre që e kanë inat.