INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshja e “24 Orë”, Albani dhe Zerka kthehen në të njëjtën fundjavë

Dyshja e “24 Orë”, Albani dhe Zerka kthehen në të njëjtën fundjavë

Publikuar më: 15:41 13-02-2016

Ju kishim lajmëruar që shumë shpejt do të riktheheshin dy yjet që i kishin munguar muzikës shqiptare për pak kohë, dhe tani ju sjellim detajet e fundit.

Asgjë e re nga fronti i Albanit, për të cilin konfirmohet se kënga e tij e re, “Unë dhe Ti”, do të publikohet gjatë ditës së Shën Valentinit, që është nesër. Realizimi i fundit që këngëtari i njohur i muzikës pop kishte nxjerrë përpara se lindja e vajzës Ameli ta mbante për pak kohë larg skenës, është pikërisht kënga në bashkëpunim me “xhamajkanin” Young Zerka, “24 Orë’. Nga ana tjetër Zerka e ka “tradhëtuar” mikun e tij Alban Skënderaj pasi kënga e fundit për të nuk është “24 Orë”, por “Boom Boom”. Në ndryshim nga Skënderaj, për artistin me origjinë nga Korça nuk dihet ende titulli këngës së re. Është bërë e ditur ama se do të publikohet sot në orën 20:00. Qëndroni me në për ta ndjekur, ku tjetër përveçse në IN Tv?

Article Logic
Execution time: 0.0024018287658691