Dy shqiptarët e famshëm në Greqi, Claydee dhe Eleni Fouirera sollën së fundmi projektin e tyre “Loquita”. Një zgjedhje interesante për të mos kënduar as greqisht, as shqip por në gjuhën latine e cila mesa duket prej vitesh i rri mjaft mirë hiteve verore. Kënga spikati që në fillim sidomos për ritmin e saj ndaj shumë fansa grekë dhe ndërkombëtarë krijuan sfidën online, atë të kërcimit #loquita. Shumë të rinj, ndjekës të mediave online por edhe personazhe të ekranit grek iu bashkuan sfidës me kërcimin joshës.
Sot mesa duket vendosën të provojnë edhe moderatorët e emisionit ‘Trokit’ në INTv Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni. Ishte Ermali që publikoi në instagramin e tij një video ku shkruante:
‘Nuk na shpëtoi sfida e momentit, aq më tepër nga bashkepunimi I Claydee dhe Eleni. Gjatë publicitetit për ta djegur me sfidën IN’
Vetëm pak momente nga publikimi kanë reaguar edhe këngëtarët e njohur.
Eleni Fourera ka pëlqyer videon duke komentuar ‘Yasssss’ ndërsa Claydee ‘Shumë bukur’.
Këngëtarja ka shpërndarë edhe në story , në faqen e saj mbi 1 milion ndjekës ,videon e sfidës .
SHIKO VIDEON ----- KËTU