Rina Balaj është padyshim një ndër emrat më të pëlqyer shqiptar. Këngëtarja, e cila po jeton prej vitesh historinë e dashurisë me Sin Boy, është shumë aktive në rrjete sociale. Ashtu sikurse çdo personazh tjetër publik, reperja përballet me mjaft komente negative dhe kritika.
Së fundmi, reperja është acaruar keq nga një koment që ka bërë një ndjekës. Ai e ka pyetur Rinën nëse ka bërë ndërhyrje në hundë dhe reperja i është përgjigjur përmes një videoje. “Jo se kam bërë por edhe nëse e bëj çfarë?” shprehet Rina gjatë videos.