Kohët e fundit u bë virale në rrjetet sociale “Dubai Porta Potty” duke shokuar dhe neveritur të gjithë. Bëhet fjalë për vajza të famshme apo influencers të cilët shkojnë në Dubai por jo për arsyen që mendoni juve por për diçka tjetër. Ata përdoren si “tualete humanë”, pasi ne këmbim të pagesës lejojnë që persona të tjerë te kryejnë “nevojat personale” mbi to. Burra tepër të pasur organizojnë festa të çmendura dhe paguajnë shifra të mëdha për të kënaqur këto kërkesa të pazakonta. Menjëhere pas videove virale shumë njerëz nisën të vëndosin gishtin tek shumë personazhe të cilët janë parë në Dubai shpesh. Mesa duket diçka të tille e paska përjetuar dhe këngëtarja Enca e cila nuk ka duruar më por është shprehur në Instagram mjaft e indinjuar nga mesazhet dhe komentet që ka marrë.
Këngëtarja ka postuar vazhdimisht foto ku duket se kalon mjaft kohë Dubai dhe ajo tha se tashmë është rezidente aty por më vonë do zbulojë lidhjen e vërtetë me atë vend. Enca është shprehur së suksesi i saj është falë talentit dhe punës që në moshë të vogël.
“Para se të turpëroni veten në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam ‘selfmade boss’ që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të varfër e të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti. Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht”- ka vazhduar ajo.