INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë për operacione plastike, Lei Kraja zbulon çfarë ndërhyrje do bëjë së shpejti!

E akuzojnë për operacione plastike, Lei Kraja zbulon çfarë ndërhyrje do bëjë së shpejti!

Publikuar më: 08:31 04-06-2020

Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, prej disa kohësh është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo herë pas here akuzohet nga fansat e saj të shumtë se ka bërë operacione plastike. Një ditë më parë, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur pikërisht për këto fjalë që qarkullojnë për të, duke sqaruar një herë e mirë shikuesit.

Lei i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se për momentin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ndërsa shtoi se dëshiron të ndryshojë pjesën e syve, pra ta bëjë më të tërhequr.

“Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, gjithmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei Kraja.

 

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083