Vera është ende e nxehtë për Kejvina Kthellën dhe bukuroshen e shohim brigjeve duke shijuar pushimet. Sezoni i ri është gati të fillojë, por Kejvina siç duket nuk është ngopur me pushime dhe po relaksohet sërish.
Në një postim të pak orëve më parë velina është shfaqur mjaft e nxehtë, e veshur me bikini, teksa ekspozon të pasmet dhe përdor një emoji shumë interesant.
“Kush do me mbante nese do rrezohesha ?”, shkruan Kejvina dhe ka marrë komente nga më të ndryshmet, si Photoshopi, zoti, por një fans e mallkon duke i thënë “thyfsh qafën”. Ky koment e acaroi shumë Kejvinën dhe i thotë “e vdeksh ti pastaj idiot!”.