Njihet si vajza rebele që bën gjithçka dëshiron, pa patur frikë. Ana është bërë e njohur për natyrën e saj të çlirët që dhuron humor për publikun. Së fundmi Ana Lika ka nisur pushimet nga ku ka realizuar disa foto sensuale dhe njëkohësisht shumë të guximshme.
Në një foto ku duket shumë seksi e veshur me bikini në plazh, një fans e ka akuzuar për Photoshop, por Ana nuk ka qëndruar duarkryq dhe i është kthyer keq me ironi:
“A ba ba ba te shpeton gje eee? Si e dallove qe kam ber dallget me photoshop? O syshqiponje!”
Ndërkohë që një tjetër i ka thënë se është 120 cm dhe Ana nuk e ka kursyer sërish ironinë:
“smaj men te jem mat ndonjher te farmacia jote ? oooo me fal se te ngaterrova te je ai qe del me meter ne dore ne plazh!”, i tha ajo.