Pas një punë intensive me “Shiko kush luan”, Luana Vjollca ka zgjedhur të bëjë disa ditë pushime. Ajo ka ndarë disa momente të veçanta dhe me ndjekësit e saj në Instagram. Krahas një fotoje, në të cilën ka pozuar e veshur me një fustan të zi të shkurtër duke vënë në pah format trupore, ndjekësit kanë vërshuar në komente, të cilët e akuzuar për fotoshop.
Mesa duket beli i saj i hollë ka bërë që fansat të mendojnë se ka modifikuar foton. Por moderatorja ka vendosur t’ju përgjigjet me një video, të cilën e ka shoqëruar pikërisht me këngën “Photoshop”. Ajo shihet duke ecur plot elegancë, duke treguar qartazi belin e hollë, një përgjigje kjo ndaj krejt kritikëve.