Ana Kauri është një nga vajzat më të bukura që ka marrë pjesë në “Për’puthen”. E reja nga Berati është treguar gjithashtu e hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë, në buzë, hundë e së fundmi dhëmbët.
Megithatë ndjekësit në Instagram e kanë kritikuar shpesh ish-konkurrenten e programit të dashuri për filtrat që përdor në rrjetin social.
Ana ka postuar dje një video ku bënte një “make-up tutorial” sërish me efekte të Instastoryt dhe fansat e kanë “kryqëzuar” sërish.
Duke marrë shkasë nga kjo, bukuroshja brune ka hapur një sfidë.
“Meqenëse disa prej jush po më thonë Ana pse ke vendosur filtër te make-up tutorial që ke bërë, unë do ju sugjeroja të gjithëve që të futemi në një sfidë: Të postojmë foto pa asnjë lloj filtri në story,” ka thënë ajo përmes një videoje.
E ndërkohë që ndjekësit e kanë pranuar sfidën dhe Ana ka ndarë foto të tyre në story, nuk ka munguar as një foto e saj gjithashtu pa pikë filtri.
Ajo ka postuar një foto në makinë ku shfaqet më natyrale se kurrë, dhe duhet të theksojmë se duket mahnitëse!