INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se e harroi Ritën pas Duas, përgjigja e Bebes është e prerë [FOTO]

E akuzojnë se e harroi Ritën pas Duas, përgjigja e Bebes është e prerë [FOTO]

Publikuar më: 19:01 11-11-2018

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha ka kohë prej kur shquhet për miqësinë e fortë me njëra-tjetrën. Bashkë i kemi parë në evente të ndryshme, teksa kjo afërsi u bë shkas që të supozohet për një front të dy vajzave kundër një tjetër ylli shqiptar, Dua Lipës.Bebe në vazhdimësi u supozua që mban krahun e Rita Orës por së fundmi, gjërat kanë ndryshuar dhe ajo po shihet më shumë me Duan.

Kaq ka mjaftuar që Bebe të akuzohet se e ka harruar Ritën. Këtë ia ka thënë një komentues në foton me Lipën por përgjigja e Bebes ka qenë e shpejtë dhe shumë e qartë. “JO! Mos ja nisni këtë. Rita është gjithashtu shoqja ime’ – deklaron Bebe për t’i shuar gjithë dilemat.

View this post on Instagram

Snacks.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436