INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se ka kopjuar, Kiara Tito i sqaron të gjithë me këtë DETAJ!

E akuzojnë se ka kopjuar, Kiara Tito i sqaron të gjithë me këtë DETAJ!

Publikuar më: 16:28 14-05-2021

Pas një pauze të konsiderueshme, Kiara Tito u rikthye sërish në ekran me një program ndryshe, “Style Star”, dedikuar tërësisht modës. Që me nisjen e tij pak javë më parë, emisioni duket se ka fituar interesin e vëmendjen e publikut dhe ka patur sukses.

Megjithatë ndjekësve “syshqiponjë” të tij, nuk i shpëton asnjë detaj, sidomos kur bëhet fjalë për moderatoren bukuroshe.

Në Instagram, Kiarën e kanë akuzuar se në puntatën e fundit të “Style Star” ka kopjuar veshjen. Pas “kritikave”, prezantuesja i ka sqaruar të gjithë në rrjetin social përmes një fotoje në InstaStory.

“Të dashur fansa të vajzës që po më akuzon për kopje të veshjes. Veshja e puntatës që do jepet nesër është kopjuar nga stilisti Mugler koleksioni pranverë-verë 2020 dhe ka dy javë që është xhiruar. Ju përqafoj,” ka shkruar ajo.

Nuk dihet cila është vajza me të cilën e kanë krahasuar pasi Kiara nuk e ka bërë publike në Instagram.

JERUSALEMA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916