INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzojnë se kopjon Dua Lipën, Dafina Zeqiri nxehet keq dhe nuk përmbahet: Ec more...[FOTO]

E akuzojnë se kopjon Dua Lipën, Dafina Zeqiri nxehet keq dhe nuk përmbahet: Ec more...[FOTO]

Publikuar më: 20:10 30-12-2018

Ajo është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila numëron shumë hite në repertorin e saj, por edhe fansat janë të shumtë, mbi 1 milion të tillë në Instagram. Dafi di si të jetë në qendër të vëmendjes, si për hir të muzikës, paraqitjes apo edhe jetës së saj private.

Ditën e sotme Duffye ka postuar një video me momentet e saj të bukura gjatë 2018-ës, por midis komenteve të shumta diçka që e ka shqetësuar shumë Dafinën dhe nuk ka qëndruar dot pa reaguar.

“Po bëhesh gjë si Dua Lipa se shumë po e imiton”, ka qenë komenti që e bëri këngëtaren t’i kundërpërgjighet ndjekësit të saj.

Ajo zgjodhi t’i kthejë koment duke i thënë: “Ec more negativ, filloje ti vitin më parë duke parë punën tënde. Mos u shqetëso për pak famë sepse ta jap, por mos komento pa lidhje. Jetoje jetën tënde ti dhe njerëzit si ty pa jetë, që keni kohë të ngacmoni njerëz të cilët kanë punuar për të arritur aty ku janë sot”.

Kēto komente të shkëmbyera, ajo ka zgjedhur t’i postojë në ‘Instastory’ duke shkruajtur edhe një mesazh: “Nuk po e postoj këtë bisedë për të marrë komente negative, por shikoni njëherë jetën tuaj, ju që keni kohë të ngacmoni njerëzit në ‘Instagram’. Është një Vit i Ri dhe shumë tragjedi po ndodhin nga të gjitha anët tuaja, duajeni njeri-tjetrin e nëse ju pengon jeta e ndokujt mund t’i bëni thjesht ‘unfolloë’ ose ‘block’ dhe vazhdoni përpara se vetëm këtë jetë e kemi debila”, e ka mbyllur kështu shkrimin e saj.

Mesa duket këngëtarja vërtet është prekur nga komenti dhe ka zgjedhur të reagojë në këtë formë duke e bërë publike çdo gjë.

ne.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0027711391448975