Ajo është një nga modelet shqiptare më seksi, por dallohet edhe për zemrën e madhe që ka. Gjesti human që ajo bën me familjet e varfra që jetojnë në zona rurale është në fakt një shembull që duhet të merret nga kushdo që ka kushte të mira ekonomike. Bëhet fjalë për Emine Cunmulaj e cila prej kohësh është bërë pjesë e nismave ku ka qenë vetë e pranishme në familjet e varfëra, të cilat i ka ndihmuar me ushqime dhe gjëra të nevojshme për të jetuar.
Emina postoi një foto të një të moshuare që jetonte në kushte ekstreme varfërie dhe shkruante: "Kjo është e vërteta. Kështu jetojnë disa familje në Shqipëri".
Por një prej ndjekësve të saj t'i dërgojë një mesazh Eminës duke i shkruar se po krijon një imazh të gabuar për shqiptarët dhe se varfëri ka në shumë vende të botës, jo vetëm në Shqipëri.
Emina ka reaguar menjëherë duke i shkruar: "Është e vërtetë. Nuk e bëj më tragjike sesa është. Ti që mendon se duhet t'i fshehim dhe mos të flasim si jetojnë disa familje shqiptare turp të qoftë. Ti je më e shqetësuar për imazhin që i jap Shqipërisë sesa për këtë familje të varfër që s'ka as kushtet minimale për mbijetesë".