Kohët e fundit Dojna Mema ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa deklaratave të saj të forta për emancipimin e shoqërisë shqiptare. Shpesh këto deklarata të saj nuk janë pritur mirë dhe disa i kanë interpretuar si sulme ndaj djemve dhe burrave.
Ndaj gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur moderatoren se përse i sulmon meshkujt aq shumë dhe Dojna i ka dhënë një përgjigje duke i mbyllur gojën çdo kritikuesi.
“Kohët e fundit po sulmoni shumë moralisht meshkujt. Nuk mendon se duhet të na kuptoni pak edhe neve?”, ka pyetur ndjekësi moderatoren.
“Kush po sulmon meshkujt? Unë jam vajzë e një burri të mrekullueshëm, si mund të sulmoj meshkujt? Feminizmi është baza e të drejtave të njeriut, s’ka lidhje me urrejtjen e asnjë pale, përkundrazi!”, i është kthyer Dojna.