Pavarësisht shkëlqimit në botën muzikore edhe për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipën nuk kanë munguar akuzat.
Këngëtarja e ka pranuar publikisht se është akuzuar se i urren meshkujt fakt ky që nga ana e saj konsiderohet si një keqkuptim total.
“Shumë meshkuj më vijnë përball dhe më thonë: Ti me të vërtet që i urren meshkujt. Ky është një keqkuptim total, kënga “New Rules” flet për respektimin e mikeshave dhe mbajtjen afër të vajzave që me të vërtet i konsideron mike”.
Çdo gjë ka të bëjë me mënyrën sesi ti e shpërndan energjinë që të karakterizon dhe sesi sillesh me ata që të rrethojnë, kjo përcakton sesi janë personat përreth teje”, është shprehur këngëtarja e hitit “New Rules”.
Kënga “New Rules” është kthyer në hit në shtete si: Hollandë, Belgjikë, Irlandë, Izrael dhe Rumani.