Sindi Loci, ish konkurrentja e “Përputhen”, vazhdon të jetë në vëmendje, por këtë herë në rrjete sociale, ku ajo është shumë aktive. Mirëpo për fotot e fundit është akuzuar për fotoshop.
“Ku e ke gishtin e dorës së djathë o Sindi”, e pyet një ndjekëse, të cilës ka vendosur që t’i përgjigjet menjëherë.
“I përthyer i shkreti aty, që mos t’jua shpifë me thonjtë pa tipsa”, shkruan ish-konkurrentja e reality show-t, e cila herë pas here kritikohet nga ndjekësit për modifikim të fotove.