Një ngjarje e bujshme raportohet së fundmi nga politika shqiptare dhe kjo pas përfshirjes në një skandal seksual të një deputeti.
E kemi fjalën për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq i cili është vetëdorëzuar në polici, pasi prindërit e 17-vjeçares së mitur kanë bërë kallëzim penal.
60-vjeçari i cili ka qenë për një kohë të shkurtër zëvendës-ministër në qeverinë Haradinaj, ka abuzuar seksualisht me 17-vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M, raporton “Indeksionline”.