INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E akuzuan për dhunë seksuale dhe publikoi fotot e videot e vajzës, tani NEYMAR-in e gjen belaja! Ja vendimi DRASTIK që mori [FOTO]

E akuzuan për dhunë seksuale dhe publikoi fotot e videot e vajzës, tani NEYMAR-in e gjen belaja! Ja vendimi DRASTIK që mori [FOTO]

Publikuar më: 10:46 04-06-2019

Neymar duket se është në telashe të mëdha. Para pak ditësh një vajzë bëri një denoncim në një rajon policie të Sao Paulos kundër Neymarit, duke e akuzuar për përdhunim më 15 maj në një hotel në Paris.

Vajza pretendon se ajo dhe Neymar janë njohur në rrjetin social ‘Instagram’ dhe sipas saj kampioni brazilian e ka ftuar në Paris, por pas një natë dehjeje, futbollisti e ka përdhunuar në hotel.

Neymar i ka mohuar këto akuza, ku nëpërmjet një videoje të postuar në ‘Tëitter’ tregon që çdo kush që e njeh karakterin e tij, e di se kjo gjë nuk mund të jetë e vërtetë.

Ai ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me vajzën në fjalë, në periudhën mars-maj, si dhe disa foto të saj në veshje intime.

Një veprim ky që shtyu policinë të hapte hetimet, pasi në Brazil është krim publikimi dhe shpërndarja e mesazheve dhe videove me përmbajtje seksuale dhe dënohet me 1-5 vite, kohë që zgjatet nëse kjo ndodh për hakmarrje apo poshtërim të viktimës pas kryerjes së raporteve seksuale.

reww.jpg

 

Por Neymar duket se e ka kuptuar shpejt rrezikun, duke e fshirë videon nga ‘Instagram’-i. vajza ka dorëzuar në polici materiale filmike, që sipas personave të autorizuar për t’i parë ato, konfirmojnë versionin e saj të ngjarjeve.

Për më tepër, në një raport mjekësor të publikuar pas kryerjes së ekzaminimeve nga vajza theksohet se ajo kishte hematoma në trupin e saj si dhe probleme gastrike, dhimbje, humbje peshe dhe stres postraumatik.

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096