E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Fjoralba Ponari tregoi një episod të çuditshëm që i kishte ndodhur më një person, i cili e kishte uruar për gjoksin e ri. Para pak kohësh ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj dhe ndjekësit kanë dyshuar se ka kryer ndërhyrje në gjoks duke u shprehur: “Ta gëzosh gjoksin e ri”.
Ndërkohë Fjoralba nuk ju përgjigj dhe ka treguar sot në emision arsyen pse e si është ndjerë.
“Unë jo më larg se para 1 jave kam pasur një koment. Kam qenë në atë periudhën e muajit dhe kisha një fryrje të gjoksit, sepse ndodh dhe më thanë: ‘Ta gëzosh gjoksin e ri’.
E mora vesh nga portalet dhe nga komentet që kisha bërë gjoksin dhe pastaj 3 ditë më vonë u shfryva. C’përgjigje mund t’ju japësh.
Gjithsecili që dëshiron mund të ndryshojë diçka në fizikun e tij. Edhe ndryshimin edhe impaktin dhe çdo lloj gjëje do e ketë po prapë vetëm në fizikun e tij, nuk e kuptoj si mund të shqetësoj dikë tjetër kjo”, tha Ponari.