Në mediat turke bëri bujë lajmi që aktorja e famshme Demet Ozdemir ka kryer operacione plastike duke zvogëluar nofullat. Si të mos mjaftonte kjo u publikuar edhe emri i doktorit që supozohet se e ka operuar.
Mirëpo këto lajme aktorja e njohur në Shqipëri nuk i ka pritur aspak mirë. Demet ka filluar menjëherë një proces gjyqësor kundër atyre që kanë shpifur mbi të.
Të gjitha lajmet në lidhje me operacionin e nofulles janë të rrejshme. Nuk po e njoh personin e quajtur Op. Dr. Alp Aslan. Kam filluar proceset ligjore për personat që po i keqinformojnë njerëzit me këto përmbajtje lajmesh jo etike. Demet Özdemir” janë fjalët e saj.
Demet nuk është se reagon shumë kur preket në të tilla pika, madje, nuk reagoi as së fundmi kur u tha se ajo i ka dhënë fund lidhjes me aktorin Seckin Ozdemir.